DYLON

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës Viti-Mogillë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ka filluar sot solemnisht projekti për asfaltimin e rrugës Viti-Mogillë, projekt ky që do të realizohet në bashkëfinancim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komunës së Vitisë. Në inaugurimin e këtij projekti ku ishin të pranishëm udhëheqësit e komunës së Vitisë dhe asaj të Kllokotit, u vlerësua ky projekt si tejet I rëndësishëm për faktin se lidh banorët e Mogillës me qytetin e Vitisë dhe bënë më të lehtë qarkullimin përgjatë kësaj rruge.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se kjo rrugë ka rëndësi se lidh dy komunat, dy vendbanimet Vitinë me Mogillën por edhe me Ramnishtën dhe shumë e rëndësishme edhe për ne por edhe për komunën e Kllokotit, si bashkëpunim ndërkomunal.

EkoHigjiena

“Është një project që do të kushtoj 200.000 euro dhe komuna e Vitisë do të marrë pjesë në bashkëfinancim me 98.000 mijë euro ndërsa pjesa tjetër nga MAPL-ja. Natyrisht që është një rrugë më e shkurtë për qarkullim të qytetarëve sin ë ekonomin familjare po ashtu edhe në atë bujqësore, dhe për këtë ka efektin e lartë pasi që edhe lidhë edhe fshatin Ramnishtë me këtë rrugë”, tha kryetari Haliti.

Ndërsa zv. kryetari i komunës së Kllokotit Hasan Rashiti, felënderoj kryetarin e komunës së Vitisë për kontributin që po jep jo vetëm në zhvillimin infrastrukturorë në komunën e Vitisë por edhe në atë të Kllokotit.

“Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunën e Vitisë jo vetëm në realizim të projekteve por edhe në sfera të tjera që na mbështet sidomos në zyrën e projekteve, atë të auditimit, shërbimet e Njësisë së Zjarrëfikjes etj, të cila i mungojnë komunës së Kllokotit. Edhe kur kemi nis këtë projekt, kemi qenë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në emër të strukturave të komunës së Kllokotit i falënderoj sepse ky projekt është shumë i mirëseardhur për qytetarët e Mogillës që po lidhen me komunën amë të Vitisë, sepse ka vite të tëra që kjo rrugë ka qenë e pa qarkullueshme”, tha Rashiti./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.