DYLON

Ka nisur shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

Ka nisur shenjëzimi i rrugëve në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kanë filluar punimet për shenjëzimin horizontal të rrugëve në qytetin e Gjilanit.

Drejtuesit e komunës thanë se sinjalizimi po bëhet me qëllim përmirësimit të qarkullimit rrugor dhe ngritjes së sigurisë për qytetarët.

EkoHigjiena

Për të parë ecurinë e punëve rreth sinjalizimit, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se puna nuk ndalet as pas mesnate.

Ai tregoi se: “Mbrëmë vonë pamë nga afër sinjalizimin e ri në rrugën “15 Qershori”, ngjyrë cilësore, dy komponentëshe, me reflektim të lartë dhe garancion 24 muaj”.

“Vazhdojmë së shpejti edhe në rrugët e tjera të qytetit, me sinjalizim dhe shirit për biçikleta”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.