DYLON

Ka nisur faza e parë e dezinsektimit hapësinor

Ka nisur faza e parë e dezinsektimit hapësinor
Avatar photo Redaksia

Ka nisur faza e parë e dezinsektimit hapësinor në qytetin e Gjilanit, e cila do të zgjasë 1 javë dhe do të përfshijë të gjitha zonat e qytetit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se procesi i spërkatjes do të realizohet çdo ditë nga ora 19:30 deri në orën 01:00 pas mesnate.

EkoHigjiena

Sipas tij gjatë kësaj kohe, qytetarët luten që të mbajnë dritaret e mbyllura për të parandaluar futjen e insekteve në shtëpi.

I pari i Gjilanit, njëkohësisht, u bënë thirrje të gjithë bletarëve që, për arsye sigurie, t’i mbajnë bletët e mbyllura nga ora 19:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

“Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në funksion të shëndetit publik dhe mirëqenies së përbashkët”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.