DYLON

Ka ndërruar jetë zyrtari policor, Arif Sylejmani

Ka ndërruar jetë zyrtari policor, Arif Sylejmani
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në Gjilan ka bërë me dije se mbrëmë, më 11 gushte 2021, ka ndërruar jetë zyrtari policor Arif Sylejmani.

I ndjeri (kishte lindur më 14.10.1956) i takonte gjeneratës së X-të të Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Oficer Arifi karrierën në Policinë e Kosovës e filloi në Stacionin Policor në Gjilan, ndërsa më vonë punoi në Njësinë Rajonale të Komunikacionit rrugor, po në Gjilan.

“Puna, virtytet dhe sjelljet njerëzore të Oficer Arifit do të jenë shëmbëlltyrë për neve të gjithë kolegët që e njohëm dhe punuam me të. Policia e Kosovës sot ka mbete pa njërin nga punëtorët më të dalluar, por Oficer Arifi do të kujtohet gjatë për kontributin dhe punën e palodhshme dhe të ndershme  që ia ofroi shërbimit gjatë gjithë jetës së tij”, thuhet në komunikatën e Policisë së Gjilanit.

 Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.