DYLON

Ka ndërruar jetë profesoresha Afërdita Ismajli

Ka ndërruar jetë profesoresha Afërdita Ismajli
Avatar photo Redaksia

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Afërdita Ismajli, profesoreshë e pianos në Shkollën e Muzikës në Gjilan.

Njoftim mortor nga Familja Ismajli

EkoHigjiena

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të madhe dhe zemër të thyer njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se u nda nga jeta në moshë të parakohshme kunata jonë e dashur, Afërdita Ismajli, bashkëshortja e vëllaut.

Ikja e saj e hershme na la një boshllëk të pazëvendësueshëm dhe një dhimbje të madhe që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Ajo do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona për mirësinë, buzëqeshjen dhe shpirtin e saj të pastër human e njerëzor.

Ceremonia e lamtumirëse e varrimit do të bëhet nesër me ikindi në ora 14:08, në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Familja jonë falënderon të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne dhe që do të jenë pranë në këto momente të rënda.

Afërditën, Zoti i madh e mëshiroftë dhe kujtimi për të do të jetojë përjetë në zemrat tona. ?

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.