Ka ndërruar jetë polici Dukagjin Mehmeti

Ka ndërruar jetë polici Dukagjin Mehmeti

Autoritetet policore të Gjilanit kanë bërë me dije se sot, më 17  shkurt 2021,  në moshën 52 vjeçare ka ndërruar jetë zyrtari policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, Njësia për Këshillim dhe Përkrahje,  Dukagjin Mehmeti # 0743, nga Gjilani.

I ndjeri  ka filluar punën në Policin e Kosovës në vitin 2000 dhe i përket gjeneratës së IV- të, të Policisë së Kosovës.

Ai karrierën policore e kishte filluar në Stacionin Policor në Gjilan duke punuar ndershëm dhe me përkushtim në njësite të ndryshme, një kohë të gjatë ishte Mbikëqyrës në Njësinë për Këshillim dhe Përkrahje – DRP Gjilan.

“Ne kolegët që punuam gjatë me të do ta përkujtojmë  si një pjesëtar të devotshëm të Policisë së Kosovës”, ka thënë në emër të policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Varrim behet sot në fshatin Pasjak pas Namazit të Drekës. /2LONLINE.com/

KOMENTE