DYLON

Ka ndërruar jetë Nexhmedin Ymeri, lë pas një kontribut të çmuar në gazetari, publicistikë dhe fushën e kulturës në përgjithësi

Ka ndërruar jetë Nexhmedin Ymeri, lë pas një kontribut të çmuar në gazetari, publicistikë dhe fushën e kulturës në përgjithësi
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, gazetari Nexhmedin Ymeri, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionale dhe njerëzore.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familja, e cila përmes një njoftimi ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e më të dashurit të tyre.

EkoHigjiena

“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më 14.07.2026, pas një beteje me sëmundjen, ndërroi jetë babai ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri. Me fjalë nuk mund të përshkruhen veprat dhe mirësia jote. Ato do të mbeten dëshmia më e bukur e jetës që ke jetuar. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Allahu të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenetin Firdeus”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, pas namazit të ikindisë, në orën 16:30.

Kontributi i Nexhmedin Ymerit në gazetari ka qenë i madh, duke përfshirë atë shumëvjeçar në Radio Gjilan (që nga fillim 1974), por edhe në mediume tjera, gazeta ditore, periodike, por edhe në mediumet lokale, Radio e TV, ndërsa poashtu i çmuar ka qenë kontributit i tij edhe në Teatër. Edhe ky institucion e ka marrë me pikëllim të thellë këtë lajm mortor.

Në njoftimin e Teatrit thuhet:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe njeriut të kulturës, Nexhmedin Ymeri, i cili me përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore të Gjilanit.

Teatri i Gjilanit shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të Nexhmedin Ymerit, gazetarit, publicistit dhe njeriut të çmuar të kulturës së Gjilanit.

I ndjeri ishte për shumë vite pjesë e Teatrit të Gjilanit, ku punoi me përkushtim deri në pensionimin e tij, duke dhënë një kontribut të vyer në jetën artistike dhe institucionale të teatrit tonë. Me profesionalizmin, urtësinë dhe dashurinë e tij për kulturën, ai fitoi respektin e kolegëve, artistëve dhe gjithë komunitetit.

Largimi i tij është një humbje jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për gjithë jetën kulturore të qytetit.

Në emër të kolektivit të Teatrit të Gjilanit, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ymeri, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.

Qoftë i përhershëm kujtimi për Nexhën!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.