Ka ndërruar jetë Nehat Ramadani

Ka ndërruar jetë Nehat Ramadani

Sot është ndarë nga jeta, pas një beteje të gjatë me virusin, Nehat Ramadani, z/minister i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës bëjnë të ditur familjarët e të ndjerit.

“Njoftim mortor!
Me dhimbje të thellë dhe me zemër të thyer ju njoftojmë se sonte ndërroi jetë vëllau im Nehat Ramadani.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë 12 .01 2021 në ora 14:00,me Iqindi, tek varrezat e qytetit”.

***

Nehat Ramadani ka lindur ne Gjilan, më 15.04.1967. Shkollimin fillor e ka vijuar në Sh.F. Musa Zajmi, në Gjilan, ndërkaq shkollën e mesme e ka mbaruar në dy cikle të ndara.

Dy vitet e para i ka vijuar në A.M.O. Arbëria, drejtimi i përgjithshëm , për të vazhduar më pas në Gjimnazin Matematiko-Natyror Zenel Hajdini në Gjilan, drejtimi Teknik Laborant i Biologjisë.

Studimet universitare ka përfunduar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë.

Ka mbaruar kursin intensivë pasuniversitar në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë, në vitin 2006

Ka përvojë afër 20 vjeçare në udhëheqje, shërbime këshillëdhënie dhe konsulentë në shumë institucione publike vendore dhe kompani ndërkombëtare që kanë vepruar kryesisht nëpërmjet programeve mbështetëse në Kosovë.
Eksperienca profesionale:

Specialist për Ofrimin e shërbimeve komunale në Programin për të Drejtat Pronësore (USAID PRP), 2014 – 2019;

Specialist për ofrimin e shërbimeve në Programin Komunat Demokratike, efektive dhe transparente (USAID DEMI), 2011-2013;

Këshilltar Politik i Ministrit ( Ministria e Tregtisë dhe Industrisë), 2008-2010;

Këshilltar në Asamblenë Komunale të Gjilanit( anëtar i KPF nga radhët e LDK-së), 2007-2010;

Udhëheqës i Inspeksionit Komunal ne Gjilan, 2004-2006;

U.d. Kryeshef Ekzekutiv i Administratës Komunale të Gjilanit ( mbi 70 ditë), 2002-2004;

Zëvendësdrejtor dhe më pas Drejtor në Drejtorinë për Bujqësi, pylltari dhe shërbime veterinere, në administratën komunale të komunës së Gjilanit, 2000-2004

Ofrim i shërbimeve konsulentë afatshkurtra për shumë kompani ndërkombëtare që operojnë në Kosovë, 2013-qershor 2020.

Në vazhdimësi ka ndjekë trajnime dhe certifikime në institucione vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë:

Auditor i Certifikuar në Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2008, 2014;

Menaxhimi i fondeve të IPA-s, Qendra për Inteligjencë Financiare, Certifikatë, Lubjanë 2010;

Sfidat në Rindërtimin e shoqërisë multietnike, organizuar nga Instituti Amerikan për Paqe ( USIP USA), 2001, si dhe shumë trajnime profesionale dhe administrative.

KOMENTE