DYLON

Ka ndërruar jetë Mulla Rifat Jashari

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot me 09 03 2016, herët në mëngjes ka ndërruar jetë Mulla Rifat Jashari. Varrimi behet pas namazit t[ iqindis në oborrin e xhamisë në Zhegër. Me këtë rast, në telegram ngushëllimi, Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen Jashari.

“E nderuara familja Jashari, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e largimit nga kjo botë të hoxhës 95 vjeçar dhe atdhetarit të njohur të Gjilanit, Rifat Jashari. Hoxhën e nderuar e kam njohur personalisht dhe ruaj kujtime të jashtëzakonshme për këtë njeri të mirë, i cili është pjesë e historisë së Anamoravës. Ai, gjatë tërë jetës së tij punoi për Fe e Atdhe dhe do të mbahet në mend për sa të jetë jeta si njeriu që e nxiti shkollimin e femrave në një kohë të pakohë. Vdekja e mulla Rifatit ka lënë boshllëk të madh tek xhemati i tij, brezi i hoxhallarëve, por natyrisht, boshllëku më madh është për familjen dhe farefisin. Ngushëllime familjes, Bashkësisë Islame dhe kolegëve. Zoti e shpërbleftë! “, thuhet në telegramin ngushllues të kryetarit të komunës. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.