DYLON

Ka ndërruar jetë mësuesi Burhanedin Salihu, kryetari i komunës së Gjilanit ngushëllon familjen e tij

Ka ndërruar jetë mësuesi Burhanedin Salihu, kryetari i komunës së Gjilanit ngushëllon familjen e tij
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë, në moshën 83 vjeçare, mësuesi Burhanedin Salihu, nga Përlepnica e Gjilanit. Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka ngushëlluar familjen e tij.

I ndjeri, ka punuar deri në pensionim (2009) mësimdhënës i ciklit klasor në shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan.

EkoHigjiena

Ja deklarata ngushëlluese e kreut të Komunës së Gjilanit:

***

Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit tonë të respektuar, Burhanedin Salihu.

Mësuesi Burhanedin do të kujtohet gjithmonë si një edukator i palodhshëm që i dha shumë arsimit në Gjilan.

Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.