DYLON

Ka ndërruar jetë kontribuuesi i madh për sportin, Shukri Sylejmani-Shuka

Ka ndërruar jetë kontribuuesi i madh për sportin, Shukri Sylejmani-Shuka
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë, Shukri Sylejmani, një personalitet që në periudha të ndryshme kohore kishte dhënë shumë nga vetja e tij, për sportin gjilanas dhe më gjerë.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 05:00 pas një sulmi në zemër ka ndërruar jetë babi ynë”, kanë njoftuar familjarët për vdekjen e njeriut që vlerësohet edhe legjendë e Klubit të futbollit Gjilani.

Ai po ashtu është vlerësuar si një njeri i urtë e human dhe si një biznesmen që në periudha të vështira ka kontribuar shumë edhe në këtë fushë për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj.

EkoHigjiena

Por ajo që e bënë të veçantë në veçanti është kontributi i tij në organizimin e  jetës kulturore e sportive në Gjilan e me gjerë për çka edhe në vigjilje të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ishte nderuar nga institucionet e komunës me çmimin “Nderi i Qytetit”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.