DYLON

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

EkoHigjiena

Arifi e drejtoi komunën e Vitisë për gjashtë vjet, nga viti 2007 deri në vitin 2013.

Ngushllime për familjen Atrifi ka shprehur edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Ja postimi i tij:

Me keqardhje të thellë morra lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Vitisë, z. Nexhmedin Arifi.

Në këto çaste dhimbjeje dhe pikëllimi, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Arifi, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë qytetarët e Vitisë që patën nderin ta njohin dhe ta kenë pranë si udhëheqës dhe bashkëqytetar.

Z. Arifi do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj komunës së Vitisë, për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe për kontributin që dha në zhvillimin e vendit. Ai la pas një trashëgimi të respektit dhe punës së ndershme.

U prehtë në paqe, ndërsa kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e deshën dhe e vlerësuan.

Zoti e bekoftë dhe e ndriçoftë kujtimin e tij!

Me respekt
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.