DYLON

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti Bujar Ramadani- Lalushi

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti Bujar Ramadani- Lalushi
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë  ish-futbollisti Bujar  Ramadani  – Lalushi, i cili për vite të tëra gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta ka luajtur për Dritën dhe ekipe të tjera.

Lajmin e  kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit.

EkoHigjiena

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur familja përmes një njoftimi prekës:

“Te Allahu jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Para pak çastesh ndërroi jetë daja im, Bujar Ramadani (Lalushi). Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë.
Qofsh i Xhenetit, na le me zemër të thyer.”

Vdekja e tij lë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe komuniteti sportiv, i cili  humbi një figurë të respektuar dhe një kontribuues të çmuar të futbollit gjilanas.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.