DYLON

Ka ndërruar jetë Ilmi Ramadani, PDK me telegram ngushëllime për familjen Ramadani

Ka ndërruar jetë Ilmi Ramadani, PDK me telegram ngushëllime për familjen Ramadani
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë Ilmi Ramadani veprimtar i çështjes kombëtare, i burgosur politik, veteran i UÇK-së, bashkëveprimtar i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.

Me këtë rast, PDK-ja e Gjilanit i dërgon telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

EkoHigjiena

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, me pikëllim të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, bashkëveprimtarit të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, Ilmi Ramadani.

Ilmi Ramadani do të mbetet përherë në kujtesën tonë si njeri i përkushtuar, atdhetar i paepur dhe intelektual që idealin për lirinë e vendit e mbajti mbi gjithçka. Largimi i tij është humbje e madhe për familjen, bashkëveprimtarët dhe gjithë shoqërinë.

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, miqve dhe të gjithë të afërmve.

Lavdi jetës dhe veprës së Ilmi Ramadanit!

PDK – Dega në Gjilan
Riad Rashiti

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.