DYLON

Ka ndërruar jetë Hafiz Gagica veprimtar i çështjes kombëtare

Ka ndërruar jetë Hafiz Gagica veprimtar i çështjes kombëtare
Avatar photo Redaksia

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndrruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica.

Ai ka shërbyer si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani. Ishte njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Me dekada të tëra, e me përkushtim i shërbeu çështjes kombëtare.

EkoHigjiena

Njoftimi për vdekjen e tij u bë familjarët.

***

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se më i dashuri ynë, babai, bashkëshorti dhe miku juaj i çmuar, Hafiz Gagica, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit në Shtutgart, duke u ndarë nga ne në qetësi.

Gjatë përballjes me sëmundjen, ai tregoi forcë, durim dhe dinjitet të rrallë. Me gjithë përpjekjet dhe luftën e tij të jashtëzakonshme, sëmundja ishte më e fortë dhe na e mori njeriun tonë më të dashur.

Ai do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, urtësinë dhe dashurinë që u dha familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Në këto çaste dhimbjeje të madhe për familjen tonë, ju jemi përjetësisht mirënjohës për dashamirësinë, kujdesin dhe mbështetjen të gjithë juve që keni ndarë me ne këtë rrugëtim gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Detajet e ceremonisë së varrimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

I pikëlluar, por krenar për jetën dhe veprën e tij. Babin tonë do ta kujtojmë gjithmonë me respekt, dashuri dhe mirënjohje të pafund”, thuhet në njoftimin e familjarëve.