Ka ndërruar jetë gazetari Ibrahim Sefedini, kryetari i Vitisë ngushëllon familjen SefediniIbrahim Sefedini

Ka ndërruar jetë gazetari Ibrahim Sefedini, kryetari i Vitisë ngushëllon familjen Sefedini

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 51 vjeçare, ka ndërruar jetë gazetari vitias, Ibrahim Sefedini. Gjatë karrierës së tij prej gazetari, ai punoi suksesshëm për mediume të ndryshme lokale e nacionale.

Përveq që dha kontribut të madh për informimin e drejt dhe të saktë, ai njihej edhe për kontributin e tij të madh si pjesë e shoqërisë civile, përmes OJQ “Elita”.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një telegram ngushëllime ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së gazetarit vitias, Ibrahim Sefedini.

“Me dhimbje të thellë, kam marr lajmin për vdekjen e mikut tonë Ibrahim Sefendini, ish korrespodentit të gazetës “Koha Ditore” dhe të drejtuesit të OJQ- së “Elita”. Vdekja e Ibrahimit, është një humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e gazetarëve dhe shoqërisë civile. Ai do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale dhe si gazetar, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit dhe në interes të opinionit publik. Ngushëllime familjes Sefedini, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, thuhet ne telegramin e ngushëllimit të kryetari Haliti.

KOMENTE