DYLON

Ka ndërruar jetë gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Ka ndërruar jetë gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka dërguar telegram ngushëllimi.

***

EkoHigjiena

Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare.

Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë. Para se të themelonte “Ekonomia Online”, ai ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe gjithë shoqërinë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.