DYLON

Ka ndërruar jetë Fatime Hyseni, nëna e tre vëllezërve dëshmorë

Ka ndërruar jetë Fatime Hyseni, nëna e tre vëllezërve dëshmorë
Avatar photo Redaksia

Të nderuara familje të dëshmorëve, familjarë, miq e kolegë,

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,

Ju njoftojmë se pas një sëmundje të shkurtë, ka ndërruar jetë Fatime Hyseni, nana e tre vëllezërve dëshmorë, Ramadan Hyseni, Shaban Hyseni, dhe Ilmi Hyseni. Nanë Fatimja, edhe pse me gjysmë forcë e me shumë dhimbje, arriti të pritë e përcjellë qytetarë nga e gjithë Kosova, edhe përtej saj. Krahas dhimbjes për rënien e tre djemve të saj për lirinë e atdheut, krenaria ishte më e madhe për të, arriti ta përballonte dhimbjen, sepse e kuptoj saktë se djemtë e saj fituan pavdekësinë.

Varrimi i të ndjerës bëhet me datë 18.09.2019 ( e mërkurë), me namazin e drekës nga ora 13:00, në varresat e fshatit Verbicë e Zhegovcit.

EkoHigjiena

Të pikëlluarit,
Familja Hyseni

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.