DYLON

Ka ndërruar jetë Emrush Haziri, babai i Lutfi Hazirit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ka ndërruar jetë Emrush Haziri, babai i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri. “Sonte ka ndërruar jetë në spitalin e Zürich-ut në Zvicër më i dashuri ynë, Emrush (Ethem) Haziri. Varrimi pritet të bëhet të mërkurën në varrezat e qytetit të Gjilanit. Lusim Zotin ta shpërblej për mundin e Tij. Lamtumirë Babë! Lut Emrush Haziri”, shkruan Lutfi Haziri në Facebook.

“Te falemnderit per gjithe jeten,sakrificen dhe veprimin Tuaj! Na fale dashurin mbi te gjitha!ne mesove te duam njeri tjetrin,familjen,fqinjet,miqet e mbi te gjitha Atdheun!Na mesove ta duam edhe Zotin qe sonte te ftoj afer Tij!Lamtumire!…familja do te don perjete e mot!Luta juaj”, ka shkruar Lutfi Haziri. 

EkoHigjiena

E, ngushëllime për vdekjen e babait të kryetarit të komunës kanë shprehur edhe opozita në Gjilan, me këtë rast Sahit Abazi shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së, ka kërkuar nga kryesuesja e Kuvendit shtyrjen e séancës së jashtëzakonshme për arsimin për shkak të vdekjes së babait të kryetarit të komunës.

“Kërkojmë që seanca të mbahet javën tjetër. Familjes Haziri i shprehim ngushëllime më të sinqerta. U preftë në paqe i ndjeri Emrush Haziri”, ka thënë Abazi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.