DYLON

Ka ndërruar jetë Celal Mustafa, ish-mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Turke

Ka ndërruar jetë Celal Mustafa, ish-mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Turke
Avatar photo Redaksia

Celal Mustafa, ish-mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Turke dhe aktivist e drejtues politik, ka ndërruar jetë këtë të hënë, kanë bërë me dije familjarë dhe ish-bashkëpartiakë të tij.

Ai me dekada të tëra kishte punuar në Shkollën e Mesme të Ultë “Musa Zajmi”, por edhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, ku kishte ligjëruar lëndën Gjuhë dhe Letërsi Turke.

EkoHigjiena

Njoftimi për vdekjen  e tij është dhënë nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), ku është thënë:

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e mësuesit tonë të vyer Celal Mustafa, i cili i shërbeu shoqërisë së madhe turke dhe ishte anëtar i bordit drejtues të degës së KDTP Gilan-Dobırçan. Zoti e mëshiroftë të ndjerin, familjes dhe dashamirëve ju dëshirojmë durim”.

Varrimi do të bëhet të martën me 12 Dhjetor 2023, në Varrezat e Qytetit të Gilanit, pas namazit të drekës në Xhaminë Qendrore në ora 12:00.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.