DYLON

Ka ndërruar jetë Basri Zejnullahu, ish-sekretar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe ish- shef i Inspektoriatit për Punë në Rajonin e Gjilanit

Ka ndërruar jetë Basri Zejnullahu, ish-sekretar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe ish- shef i Inspektoriatit për Punë në Rajonin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Basri Zejnullahu, ish-sekretar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe ish- shef i Inspektoriatit për Punë në Rajonin e Gjilanit.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit përmes një njoftimi, të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit  do të bëhet më 13 gusht 2024 me namaz të ikindisë në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

EkoHigjiena

Basri Zejnullahu, në kohët më të vështira për arsimin shqip në vitet e 90-ta ka punuar sekretar i Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, duke u shquar me punën e tij të palodhshme dhe duke dhënë një kontribut të çmueshëm në mbijetesën e arsimit në gjuhën shqipe. Ai e mbajti këtë pozitë deri pas përfundimit të luftës, për të kaluar më pas në pozitën e inspektorit rajonal të punës deri në vitin e kaluar, kur edhe ishte pensionuar.

Basri Zejnullahu u lind me 15.05.1958 në Gjilan. Shkollën fillore dhe atë të mesme e ka kryer në qytetin e tij, kurse Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë.

Zejnullahu më pas u punësua në kombinatin e tekstilit në “Integj” në Gjilan për një vit, kurse nga viti 1993 deri në vitin 2004, mori pozitën si sekretar i shkollës në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan e nga viti 2004 deri 2023 edhe ku u pensionua morri pozitën e Inspektorit të Punës, duke punuar afër 13 viteve, aty ishte edhe si udhëheqës për koordinim Rajonal në kuadër të Inspektoratit të Punës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.