Ka ndërruar jetë Bajram Isufi
Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta e Bajram Isufit, një figurë e repsektuar e Komunës së Gjilanit.
Përmes një njoftimi, fshati Sefer ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Isufi, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje.
I ndjeri ka qenë së fundi, Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Tregu” Sh.A.,Gjilan.
Në periudha të ndryshme kohore, Isufi ka pasur pozita udhëheqëse në Kompani Publike (Higjiena, Eco-Higjiena) por edhe në Drejtori Komunale (Drejtoria e Bujqësisë) duke u vlerësuar përherë për performancë pozitive.
Allahu e mëshiroftë Bajram Isufin dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Amin!
Për kohën dhe vendin e varrimit do të ketë njoftim të veçantë.
