DYLON

Ka ndërruar jetë arsimtari Xhemajl Xhemajli

Ka ndërruar jetë arsimtari Xhemajl Xhemajli
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, Xhemajl Xhemajli, një figurë e njohur në arsimin gjilanas.

Ai është vlerësuar për punën e tij si arsimtar në shkollën fillore “Abdullah Tahiri” në Malishevë të Gjilanit.

EkoHigjiena

I ndjeri Xhemajl Xhemajli, më se 45 vite, me ditar në dorë, si arsimtar i ciklit të ulët të arsimit (arsimi fillor: klasat 1-5), kishte dhënë kontribut të çmuar në edukimin e këtyre brezave.

Përndryshe, i ndjeri është baba, i ish anëtares së Kuvendit Komunal të Gjilanit, Teuta Xhemajli Suliqi.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

***

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë më i dashuri jonë babi Xhemajl Xhemajli.
Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë.
Për detajet e varrimit dhe të pamet, ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin mortor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.