Ka ndërruar jetë Arianit Robelli, kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen e të ndjerit
Ka ndërruar jetë Arianti Robelli. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka ngushëlluar familjen e të ndjerit duke thënë se kujtimi për Nitin do të jetë i paharruar, e shpirti i tij u prehtë në paqe!
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arianit Robellit. Niti ishte një i ri me plot jetë e shpresë, një inxhinier i sapodiplomuar me një të ardhme të ndritur përpara, të cilin sëmundja e pabesë na e mori në lulen e rinisë”, ka thënë Hyseni.
Kreu i Gjilanit kujton se Arianiti na pat bërë të gjithëve bashkë në një kauzë të madhe për ta ndihmuar, duke zgjuar solidaritetin e secilit prej nesh. “Do ta mbajmë mend gjithmonë të buzëqeshur, ashtu siç ishte gjithmonë, plot energji dhe dashuri për jetën”, ka thënë Kryetari Hyseni.
“Në emër timin dhe të të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Robelli, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që ndanë rrugëtimin me të. Kujtimi për Nitin do të jetë i paharruar, e shpirti i tij u prehtë në paqe”, thuhet në deklaratën ngushëlluese të Alban Hyseni, kryetarit të Gjilanit. /2LONLINE/
