DYLON

Ka ndërruar jetë aktori Rasim Thaçi-Cima

Ka ndërruar jetë aktori Rasim Thaçi-Cima
Avatar photo Redaksia

Ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi-Cima.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e aktorit.

EkoHigjiena

Ai ka disa ditë që ishte i prekur nga Covid-19 dhe ishte i shtrirë në Klinikën infektive.

Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike.

Familja e të ndjerit, ka njoftuar se varrimi i Rasim Thaçit – Cima do të bëhet nesër (e shtunë) në fshatin Vukovc, në orën 13:00.

“Të dashur familjarë, miq, shokë e dashamirës,
Ju njoftojmë se sot, më 26 mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë – Rasim Thaçi!
Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.
Familja e Rasim Thaçit”, thuhet në njoftimin e familjes Thaçi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.