DYLON

Ka momente që ta ndalin zemrën!

Ka momente që ta ndalin zemrën!
Avatar photo Redaksia

Nga: Arlind Vokshi

Sot, si çdo mëngjes, po vazhdoja iniciativën për vendosjen e Flamurit të UÇK-së në bizneset e Gjilanit.

EkoHigjiena

Aty ku po vendosja Flamurin ishte ulur, një i moshuar.

I thashë: “Bac, të bëftë mirë kafja.”

Baca Shaban më falënderoi, kamerieri ndërhyri po ja shpjegon kush jam dhe pse kam ardhë ne biznes.

Si një zotëri i vërtet tha bac: “Unë me pa nuk muj po ne zemër e kam flamurin e UÇK-së”.

Baca Shaban e kishte humbur shikim diku qe 10 vite.

Po ju betohem… në atë çast më zuri toka. Nuk munda të flisja. Bëmë një fotografi bashkë, si kujtim i një burri që nuk e sheh flamurin me sy, por e mban përgjithmonë në zemër.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, ia dhurova Bacës Shaban një Flamur të UÇK-së, që ta mbajë si kujtim në shtëpinë e tij.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.