DYLON

Ka filluar vendosja e flamujve kombëtarë me rastin e Festës së 28 Nëntorit

Ka filluar vendosja e flamujve kombëtarë me rastin e Festës së 28 Nëntorit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të angazhimeve dhe përgjegjësive për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e hapësirave publike në Komunën e Gjilanit, Ndërmarrja Publike Lokale Tregu – NPL “Tregu”, ka nisur angazhimet për vendosjen e flamujve kombëtarë me rastin e Festës së 28 Nëntorit.

“Ekipet tona po punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm për të sjellë atmosferën festive në çdo hapësirë publike, duke e bërë qytetin tonë më të ndritshëm në nderim të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë”, thuhet në njoftimin e NPL “Tregu”.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.