(2LONLINE) – Rruga magjistrale Viti-Gërlicë është cilësuar si e shumë e rrezikshme për jetën e qytetarëve dhe atë shumë herë në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi pasi kjo rrugë ishte asfaltuar dekada më parë ndërsa ndër vite ajo është dëmtuar seriozisht, ndonëse disa gropa për gjatë të kësaj rruge ishin sanuar me kubëza të betonit, sot kompania e kontraktuar ka filluar me sanimin e saj.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot rrugën magjistrale Viti-Gërlicë, ku janë duke u zhvilluar punimet në sanimin e gropave nga kompania e kontraktuar.
Kjo rrugë ndër dekada ishte dëmtuar seriozisht duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ndërsa disa nga gropat për gjatë kësaj rruge ishin sanuar me parë me kubëza të betonit, ndërsa sot kompania e kontraktuar nga organet përkatëse ka larguar ato me qëllim që të sanohet rruga.
Haliti, ka vizituar për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar për gjatë kësaj rruge duke theksuar se intervenimi në të është i domosdoshëm pasi çdo ditë qytetarët rrezikohen nga gjendja jo e mirë e saj, duke shtuar se përveç kësaj rruge është e domosdoshme të përmirësohet gjendja edhe në disa rrugë të tjera si rruga Viti-Ramnishtë e cila sipas tij është në gjendje të keqe dhe nevojat për sanimin e kësaj rruge është emergjente. /2lonline/