DYLON

Ka filluar rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve lokale në Topanicë

Avatar photo Redaksia

Kamenicë – (2LONLINE) –  Në fshatin Topanicë kanë filluar punët në rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve lokale në fshat. Në fshatin Topanicë do të asfaltohen 5 rrugë në gjatësi prej 1590m gjatësi  në një vlerë prej 79.550 €

Rexhep Morina kryetar i Këshillit Lokal. ka thënë se punët është duke i kryer kompania “Varna Komerc” pronaret e të cilës kanë një interesim të jashtëzakonshëm që punët të kryhen në nivelin e kënaqshëm.

EkoHigjiena

“Edhe ne udhëheqësit e këshillit lokal jemi shumë të interesuar që punët të kryhen me standardet e parapara dhe qytetarët të jen të kënaqur. Falënderoj kryetarin e komunës z. Shaip Surbulli i cili nuk po heziton që të na vizitoj dhe ti përcjelli punët në rregullimin e rrugëve lokale në Topanicë”, ka thënë Morina. /2lonline/  

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.