Kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka bërë me dije se ka filluar procesi mësimor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në Busavatë, sikur edhe në Karaçevë të Poshtme.
“Bashkë me drejtorin e DKA-së Afrim Dërvishi kemi shpërndarë librat për nxënësit si dhe 52 tabletë”, ka bërë me dije Rahimaj.
Sipas tij, mësimi do të fillojë nga nesër edhe në institucionet e tjera. “Unë pajtohem se kërkesat e mësimdhënësve janë të arsyeshme por jo edhe mjeti që po përdoret për të arritur plotësimin e tyre. Ju uroj mësuesve një punë të palodhshme, e fëmijëve një vit të mbarë shkollor”, ka thënë kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj. /2LONLINE/