DYLON

Ka filluar asfaltimi i rrugëve në Zhiti e Budrikë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Budrikë dhe në Zhiti, projekte këto që financohen nga buxheti komunal. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është shprehur se po nisin sot këto dy projekte në Budrikë dhe në Zhiti, për të vazhduar edhe nesër e pasnesër në Tërpezë, Ramnishtë, Beguncë e Pozheran, duke u konkretizuar edhe shumë projekte të tjera që janë paraparë të realizohen gjatë këtij viti kalendarik.

Kryetari Haliti ka uruar banorët e këtyre dy lokaliteteve për asfaltimin e rrugës, duke premtuar edhe realizim të projekteve të tjera në të ardhmen që do të identifikohen nga banorët si projekte të domosdoshme.

EkoHigjiena

Abdyl Mustafa përfaqësues i fshatit Budrikë, ka theksuar se projekti i asfaltimit të rrugës dhe zgjerimi i saj, ka qenë nevojë e kahershme e këtij fshati.

Edhe përfaqësuesi i fshatit Zhiti Kerim Ferati , është shprehur falënderues për gatishmërinë e autoriteteve komunale që i kanë dhënë mbështetje projektit të asfaltimit të rrugës, ngase ajo ishte asfaltuar para 30 vjetësh dhe ishte mjaftë e dëmtuar.

Në Budrikë rruga do të zgjerohet, asfaltohet në gjatësi prej mbi 1.700 metrash, nëpërmes së cilës do të bëhet ndriçimi publik.

Ndërsa rruga Zhiti-Ballancë po ashtu do të zgjerohet dhe kap një gjatësi prej 3.500 metrash.

Delegacioni i komunës i përbërë nga kryetari i komunës dhe drejtorë të drejtorive, kanë inspektuar edhe punimet në shkollën fillore të fshatit Ballancë, si dhe punimet e rrugës Viti-Ramnisht. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.