DYLON

Ka filluar asfaltimi i rrugëve në Ramjan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kanë filluar sot asfaltimet e rrugëve në fshatin Ramjan. Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu ka inspektuar fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës në lagjen Zejnullahu, ndërkohë që do të vazhdohet edhe me rrugën në lagjen Azemi. Rrugët Brenda fshatit Ramjan, janë pjesë e projektit të përbashkët për asfaltimin e 38 rrugëve nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Ndryshe, ditë më parë edhe në fshatin Sadovinë të Jerlive ka filluar sot asfaltimi i rrugës”Guri i Kuq”. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti kishte inspektuar këto punime ku u mirëprit nga banorët e këtij lokaliteti të cilët e falenderuan atë për realizimin e këtij projekti të rëndësishm. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.