DYLON

Ka filluar asfaltimi i rrugës Tërstenik-Komogllavë

Ka filluar asfaltimi i rrugës Tërstenik-Komogllavë
Avatar photo Redaksia

Ka filluar asfaltimi i rrugës Tërstenik-Komogllavë, rrugë kjo që lidh komunën e Vitisë me atë të Ferizajt.

Asfaltimin e kësaj rruge e kanë mirëpritur banorët e të dyja fshatrave, ngase është e rëndësisë së veçantë, ku përpos lidhshmërisë së dy komunave, përfshihen edhe mijëra hektar tokë të banorëve, thuhet në komunikatën e komunës.

Për të parë nga afër punimet në këtë rrugë, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka ritheksuar përkushtimin e Institucioneve komunale për ofrimin e kushteve sa më të mira infrastrukturore për banorët e këtyre lokaliteteve që gravitojnë në këtë rrugë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, sot është në këtë fshat është asfaltuar rruga në lagjen Tërstëniku.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.