Ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët se nga sot, 12 gusht 2026, ka filluar aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 gusht 2026, ndërsa të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit duhet ta përfundojnë aplikimin brenda këtij afati.
MASh u bën thirrje institucioneve përkatëse arsimore që të sigurojnë informimin me kohë të maturantëve dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të aplikimit.
Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e gushtit mbahet më 29 gusht, në ora 10:00.
Informatat e detajuara rreth procesit të aplikimit i gjeni linkun:
