DYLON

Ka filluar aplikimi dhe dorëzimi i kuponëve fiskal

Ka filluar aplikimi dhe dorëzimi i kuponëve fiskal
Avatar photo Redaksia

Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë me dije se tashmë ka filluar aplikimi dhe dorëzimi i kuponëve fiskal për muajin Tetor, Nëntor dhe Dhjetor të vitit të kaluar. Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal ka filluar nga data 1 janar 2017 dhe zgjatë deri më 31 janar, kurse dorëzimi i tyre mund të bëhet nga data e aplikimit deri më 4 shkurt

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.

EkoHigjiena

Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës“, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK-ja njofton se do të bëjë shqyrtimin e të gjitha aplikacioneve dhe më pas do të bëjë rimbursimin e mjeteve.

“ATK, do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar nëUdhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.“, thuhet më tej në njoftim.

Deri më tani janë rimbursuar mbi 847 mijë qytetarë në vlerë të rimbursimit mbi 15 milionë e 542 mijë eurove.

“Që nga fillimi i kësaj kampanje e deri me tani numri i përgjithshëm i qytetarëve të rimbursuar është 847,185, ndërsa vlera e rimbursimit është 15,542,225 euro“, thuhet në njoftim.