DYLON

Ka fillua pyllëzimi i 20ha tokë në Debelldeh të Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në fshatin Debelldeh të Vitisë ka filluar projekti i pyllëzimit që parasheh pyllëzimin e 20ha tokë. Ky projekt financohet nga Agjensioni Pyjor i Kosovës ndërkaq për realizimin e tij në Komunën e Vitisë janë të angazhuar rreth 12 punëtorë.

Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i shoqëruar nga disa zyrtarë të drejtorisë se tij kanë vizituar punëtorët të cilët janë të angazhuar në mbjellën e fidanëve të reja duke potencuar se pyllëzimi është shumë i rëndësishëm jo vetëm për mjedisin, faunën por edhe për vetë njeriun.

EkoHigjiena

Me këtë rast Drejtori Ademi falënderoj edhe Agjensionin Pyjor të Kosovës që ka mundësuar implementimin e këtij projekti në Debelldeh të Vitisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.