DYLON

Juventusi pas Shaqirit!

Avatar photo Redaksia

Sipas ‘Tuttosport’, trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë, Massimiliano Allegri seriozisht dëshiron që në Torino ta sjell reprezentuesin shqiptar të Zvicrës. Tekniku i Juventusit planifikon të rifreskojë skuadrën dhe këtu përmendet edhe sulmuesi i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri.

Mesfushori shqiptar nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Pep Guardiolas, dhe sipas të gjitha gjasave, Shaqiri gjatë dimrit do të largohet nga ‘Alianz Arena’, edhe pse Guardiola pak ditë më parë deklaroi se 23 vjeçari nuk do të largohet nga ‘bavarezët’. Shaqiri nuk është kundër idesë së largimit për të gjetur më shumë hapësira por pengesë kryesore mbetet Bayerni që kërkon të arkëtojë sa më shumë.

EkoHigjiena

Ish ylli i Baselit tek Bayerni ishte transferuar për shifrën rreth 12 milionë euro. Shaqiri me kampionët e Gjermanisë ka kontratë deri në verën e vitit 2016, por duket se ndarja mes lojtarit dhe Bayernit do të ndodh në afatin e janarit.

Interesi i Juventusit për Shaqirin ka nisur që prej disa muajsh por nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë edhe në Gjermani pasi Borussia Dortmund dhe Schalke 04 kanë dhënë sinjale për ta afruar at[, por Shaqirin kërkohet edhe nga Wolfsburg, Liverpool, Monaco dhe Valencia.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.