DYLON

Jusuf Buxhovi dhuron mbi 100 libra për bibliotekën “Ramadan Musliu”

Jusuf Buxhovi dhuron mbi 100 libra për bibliotekën “Ramadan Musliu”
Avatar photo Redaksia

Në shenjë nderimi të jetës dhe krijimtarisë së publicistit të ndjerë Ramadan Musliu, emrin e të cilit e mbanë edhe biblioteka e qytetit të Vitisë, historiani, publicisti dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, i ka dhuruar sot mbi 100 libra për bibliotekën “Ramadan Musliu”.

Biblioteka e Vitisë u pasurua edhe me romanët “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”, “Dosja B”, “Mona” dhe “Rrushja” si dhe veprat historiografike “Kosova – histori e shkurtër” dhe “Dardania – antika, mesjeta”, si dhe vepra me poezi të zgjedhura “Shtjellë shpirtërore” e autorit Ramadan Musliu.

EkoHigjiena

Në emër të shkrimtarit Jusuf Buxhovi, dorëzimin e këtyre librave për bibliotekën e Vitisë, e ka bërë vëllau i të ndjerit Ramadan Musliu, Halil Musliu.

Përndryshe, një pjesë e madhe e librave të dhuruara nga autori Jusuf Buxhovi, janë të redaktuara nga publicisti i ndjerë vitias, Ramadan Musliu. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.