DYLON

Juniorët e FC Drita, Olti Ismajli, Yll Ibrahimi dhe Shaban Shabani, ftohen nga Kosova U19

Juniorët e FC Drita, Olti Ismajli, Yll Ibrahimi dhe Shaban Shabani, ftohen nga Kosova U19
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Kosovës U19, do të mbajë Kampin Nacional në Hajvali nga 31 gushti deri më 1 shtator dhe tre juniorët e FC Drita, portieri Olti Ismajli, mbrojtësi  Ylli Ibrahimi dhe sulmuesi Shaban Shabani, do të jenë pjesë e kësaj kombëtareje.

“Në kampin dyditor do të grumbullohen futbollistët e kombëtares për fazën përgatitore në “Qualifying Round” të Kampionatit Evropian U-19. Në mesin e futbollistëve të përzgjedhur janë edhe tre juniorët e klubit tonë, Olti Ismajli, Yll Ibrahimi dhe Shaban Shabani”, kanë njoftuar FC Drita.

EkoHigjiena

Olti Ismajli është portier i Dritës, ndërsa së fundmi është grumbulluar edhe me ekipin e parë të klubit Drita, si portier i tretë.

Yll Ibrahimi mbrojtës i majtë, poashtu i aktivizuar në ekipin e parë.

Futbollisti, Shaban Shabani luan si sulmues i krahut të djathtë me juniorët e Dritës.

“Tre futbollistët vijnë nga Akademia e klubit tonë dhe janë formuar ndër vite në shkollën e futbollit Drita në të gjitha grupmoshat e klubit. FC Drita i dëshiron suksese futbollistëve tanë të rinj dhe kombëtares sonë, Kosova U19”, thuhet në njoftimin e klubit barhdë e kaltër. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.