(2L ONLINE) – Po vazhdon kontributi i qytetarëve të vullnetit të mirë në fondin humanitar të Komunës së Gjilanit për familjet në nevojë, i iniciuar nga kryetari Lutfi Haziri në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata” në nëntorin e vitit të kaluar.
Deri sot në fondin humanitar janë deponuar nga njerëzit e vullnetit të mirë 87.989.17 euro dhe 22.015.77 franga zvicerane.
Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar të gjithë donatorët për kontributin e madh që kanë dhënë në ndihmë familjeve pa kulm mbi kokë, ndërsa ka apeluar të gjithë të tjerët që kanë premtuar në mbrëmjen humanitare që t’i realizojnë ato sa më parë.
Poashtu, Komuna e Gjilanit informon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë se nga sot mund t’i realizojnë premtimet, duke bërë transfere përmes IBAN-it të Kosovës dhe kjo do të jetë një mundësi shumë më e lehtë sesa ajo paraprakja.
Ndryshe, nga nëntori i vitit të kaluar pesë shtëpi tashmë kanë nisur të ndërtohen për familjet me gjendje më të rëndë, derisa javë më parë në një takim me autoritetet komunale edhe donatorët tjerë që kanë premtuar ndërtim të shtëpive me çelësa në dorë, janë zotuar se janë të gatshëm t’i përmbushin ato. Poashtu, është duke u bërë edhe meremetimi i shtëpive sipas kërkesave të qytetarëve.
Për hir të transparencës, Komuna do të vazhdoj t’i bëjë publike edhe transaksionet e reja që kanë ardhur në këtë fond.
Mënyra e kontribuimit brenda dhe jashtë Kosovës është si më poshtë: