DYLON

Ju flet Malisheva e LDK-së!

Ju flet Malisheva e LDK-së!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, dhe kandidatët për deputetë, Lirije Kajtazi (6), Imet Rrahmani (20), Valentina Bunjaku-Rexhepi (21), Faton Bislimi (43) dhe Ramiz Ramadani (80), janë impresionuar me mbështetjen që kanë gjetur në takimin me qytetarët e Malishevës, Pogragjës, Uglarit, Llovcës, Stublinës e Caparit.

Haziri tha se përkrahja e sotme ndaj listës së LDK-së, dëshmon se Malisheva, Pogragja, Uglari, Llovca, Stublina e Capari, më 14 shkurt do të votojnë me dorën e djathtë.

EkoHigjiena

“Jam Ky mobilizim i sotëm, është dëshmia e madhe se Malisheva, Pogragja, Uglari, Llovca, Stublina e Capari, më 14 shkurt do të votojnë me dorën e djathtë. Mbështesni të gjithë kandidatët sepse janë dukshëm më të mirët”.

“Jemi të lumtur që i kemi realizuar premtimet tona si qeverisje lokale dhe deri në vjeshtë do të tejkalohen ato. Ky nuk është zotim zgjedhor, sepse tashmë programet tona në Gjilan i kemi të konfirmuara. Projekti më i madh, ku përfundimisht do ta zgjidh problemin e ndotjes së këtyre fshatrave dhe krejt komunës është impianti për trajtimin e ujërave të zeza, i cili po realizohet me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, por me garantimin e Qeverisë Hoti”, ka thënë Haziri.

Kandidatët për deputetë të LDK-së, janë shprehur falënderues për përkrahjen e banorëve të këtyre fshatrave, duke thënë se kjo, në veçanti, është mbështetje për ruajtjen dhe përparimin e shtetit.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80 dhe

#LDK132 #ShtetiShtet

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.