DYLON

Jonuz Hasani braktisi republikanët kalon në LDK

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Jonuz Hasani i vetmi republikan që pati në përbërjen e saj, Kuvendi Komunal i Gjilanit, nga sot ka braktis subjektin Lëvizja Republikane, për të kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ndonëse nuk u tha nga Aliu, ky kalim i Hasanit në LDK, në njëfarë mënyre i ka dhënë fund edhe koalicionit mes LDK e Lëvizjes Republikane. Kjo Lëvizje ishte partnerja më besnike e LDK-së dhe e vetmja që ishte në koalicion parazgjedhor.

EkoHigjiena

Të sapoardhurit në LDK, Jonuz Hasanit, librezën partiake ja dorëzoi Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, i cili me këtë rast tha se ky grupim politik tani e tutje do ti ketë 14 këshilltarë në asamblenë komunale të Gjilanit.

Aliu me këtë rast ka thënë se kalimi i Hasanit në LDK dëshmon se LDK-ja është parti serioze. Ai tha se Hasani ka treguar me këtë rast besim në LDK dhe ne programin e saj, besim që paraqet vlerë të lartë dhe të çmuar

“Rritja e LDK-së po vazhdon, besojmë në qëllimin e mirë të kësaj rritje dhe se me këtë rritje LDK po forcohet. Sa më e fortë LDK , aq më e fortë edhe shpresa, sikur te ne, po ashtu edhe te qytetarët e Komunës së Gjilanit, për jetësimin e programit tonë”, ka thënë Aliu.

Nga ana e tij, Jonuz Hasani tha se po i bashkohet një partie të madhe, një partie të shpresës që ka vizion dhe se ndihet rehat në këtë. Ai tha se bashkimi me LDK ka qenë i vullnetshëm, pa kurrfarë kushti a interesi, por vetëm të punojë krahas të tjerëve në këtë subjekt, për të mirën e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

I pyetur nga 2L ONLINE, se a do të thotë kjo fund edhe i koalicionit me republikanët, partnerët më besnik të LDK-së, shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliu nuk ishte i qartë në përgjigje, por vetëm tha se çdo kush synon më të mirën dhe, edhe në LDK synojnë më të mirën./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.