DYLON

Jon Veseli synon ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit

Jon Veseli synon ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Njëri ndër ata që do ta synojë njërën nga 35 ulëset sa do të ketë Kuvendi Komunal i Gjilanit është edhe i riu Jon Veseli. Ai është pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Aktualisht kam nderin të jem Kryetar i Këshillit Rinor në AAK—dega Gjilan, ku së bashku me të rinjtë e qytetit tonë punoj çdo ditë për ide dhe projekte që sjellin zhvillim e mundësi të reja”, thotë ndër tjerash, Jon Veseli.

EkoHigjiena

Ja postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,

Unë Jon Veseli, jam kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës—AAK , me numrin 8 në fletëvotim. Aktualisht kam nderin të jem Kryetar i Këshillit Rinor në AAK—dega Gjilan, ku së bashku me të rinjtë e qytetit tonë punoj çdo ditë për ide dhe projekte që sjellin zhvillim e mundësi të reja.

Si student i Fakultetit të Mjekësisë, besoj fuqishëm se kujdesi shëndetësor, arsimi cilësor dhe mbështetja për rininë duhet të jenë përparësi kryesore në politikat tona lokale. Përvoja ime në aktivizmin rinor dhe formimi im akademik më japin energjinë dhe dijen për të kontribuar në mënyrë konkrete për qytetin tonë.

Vizionin tim e bazoj mbi punën, transparencën dhe afërsinë me qytetarët. Dua që Gjilani të jetë vend ku të rinjtë shohin të ardhmen, jo arsye për t’u larguar. Për këtë, jam i përkushtuar të përfaqësoj zërin tuaj në çdo vendimmarrje.

Më 12 Tetor –dita e zgjedhjeve , ju ftoj të më mbështesni me votën tuaj, numri 8, për një Gjilan më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të hapur ndaj ideve të reja.

Së bashku, e bëjmë ndryshimin!