Jon Veseli: Qytetarët e Gjilanit meritojnë shërbime bazike, të shpejta dhe të denja në shëndetësi jo vonesa dhe sorollatje
Jon Veseli i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), thotë se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan ende nuk ka një aparat rentgen funksional dhe kjo do të thotë që pacientët me dhimbje kraharori, me dyshim për thyerje, apo me probleme në mushkëri, në vend që të marrin shërbimin aty ku duhet, në QKMF, detyrohen të shkojnë në emergjencë.
Jon Veseli, i cili synon ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit, pasi është në listën garuese të AAK-së, shprehet se kjo situatë ka pasoja serioze si: Humbje kohe dhe vonesë në diagnozë, mbingarkesë e panevojshme në emergjencë, stres dhe barrë shtesë për pacientët, sidomos ata që vijnë nga fshatrat.
“Rentgeni është një prej mjeteve më bazike të diagnostikimit – pa të, mjeku nuk mund të konfirmojë shpejt frakturat, infeksionet në mushkëri, apo probleme të tjera serioze. Pa diagnozë të saktë dhe të shpejtë, trajtimi vonohet dhe rreziku për pacientin rritet”, thotë jon Veseli.
Ai shtoi se qytetarët e Gjilanit meritojnë shërbime bazike, të shpejta dhe të denja – jo vonesa dhe sorollatje të panevojshme sepse shëndeti nuk pret. /2LONLINE/
