Jon Veseli: Dritë për Gjilanin – Dritë për fëmijët tanë!
Jon Veseli, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për Kuvendin Komunal të Gjilanit thotë se në Gjilan mungojnë këndet e lojërave të përshtatshme për fëmijët me nevoja të veçanta. Kjo nuk është thjesht mungesë infrastrukture është mungesë e buzëqeshjes, lojës dhe barazisë për shumë fëmijë që meritojnë të ndihen pjesë e shoqërisë.
”Si kandidat për Asamblenë Komunale angazhimi im do të jetë që çdo fëmijë në Gjilan të ketë vendin e tij në lojë, ashtu si çdo fëmijë tjetër. Sepse vetëm atëherë kur asnjë fëmijë nuk mbetet mënjanë, qyteti ynë bën dritë vërtet”, thotë Jon Veseli.
Për më tepër shih postimin e tij të plotë:
Dritë për Gjilanin – Dritë për fëmijët tanë!
Në Gjilan mungojnë këndet e lojërave të përshtatshme për fëmijët me nevoja të veçanta. Kjo nuk është thjesht mungesë infrastrukture është mungesë e buzëqeshjes, lojës dhe barazisë për shumë fëmijë që meritojnë të ndihen pjesë e shoqërisë.
Këndet e lojërave të përshtatura për fëmijët me aftësi të kufizuara nuk janë luks, por domosdoshmëri. Ato krijojnë barazi, solidaritet dhe gëzim për të gjithë.
Kjo nuk është vetëm investim në infrastrukturë, është investim në dinjitet dhe lumturi.
Si kandidat për Asamblenë Komunale angazhimi im do të jetë që çdo fëmijë në Gjilan të ketë vendin e tij në lojë, ashtu si çdo fëmijë tjetër. Sepse vetëm atëherë kur asnjë fëmijë nuk mbetet mënjanë, qyteti ynë bën dritë vërtet.
Të gjithë fëmijët meritojnë të qeshin njësoj.
Të gjithë fëmijët meritojnë të ndihen të përfshirë
Zgjedh barazi, zgjedh përfshirje, zgjedh #174 #8
– Dritë për Gjilanin!