DYLON

Jogurti ul rrezikun për diabet tip 2

Avatar photo Redaksia

Një studim i ri sjell të dhëna mjaft interesante rreth ndikimit të produkteve të qumështit në shëndetin tonë.

Në studim janë përfshirë mbi 3.500 pjesëmarrës, ndërsa të dhënat janë grumbulluar nga përshkrimi ditor i ushqimit.

EkoHigjiena

Studimi ka zgjatur 11 vite, ndërsa rezultatet kanë treguar si më poshtë:
• Konsumimi i shtuar i jogurtit ul rrezikun për diabet tip 2 për 28 për qind.
• Konsumimi i shtuar i produkteve të fermentuara me pak yndyrë (jogurt, probiotikë, acidofile, kefir) zvogëlon rrezikun për diabet tip 2 për 24 për qind.

(Konsumimi i shtuar nënkupton konsumin e 125 gramëve jogurt së paku katër herë në javë).

Autorët kanë treguar se efekt të ngjashëm ka pasur edhe ngrënia e djathërave.

Me konsumimin e rregullt të produkteve të qumështit marrim makro dhe mikro-nutricientët e nevojshëm, si proteinat, kalciumin, vitaminën D dhe magnezin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.