DYLON

Jo vetëm Drita, edhe kampioni vjeshtor pas Kastriot Rexhës

Jo vetëm Drita, edhe kampioni vjeshtor pas Kastriot Rexhës
Avatar photo Elife Sherifi

Vetëm pak ditë më parë pasi që Feronikeli bëri të ditur që Rexha është i lirë për të kërkuar një klub të ri, tashmë kanë ardhur edhe ofertat e para në drejtim të sulmuesit nga Obiliqi.

Pas Drites, tashmë mësohet se edhe Ballkani është futur në garë për Rexhën, njofton Gazeta “Olle”, që gjithnjë sipas burimeve të saj brenda klubit nga Suhreka bisedimet janë duke u zhvilluar, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

Pa marrëveshje konkrete ishin edhe bisedimet ndërmjet Rexhës dhe Dritës.

EkoHigjiena

Sulmuesi shtatëlartë u ka dhënë ofertën e tyre klubit gjilanas, ndërkohë që tashmë u ka mbetur drejtuesve të klubit për ta vendosur.

Rexha u transferua te Feronikeli dy vite më parë nga skuadra e Dritës, derisa më parë ishte pjesë e shumë skuadrave të tjera kosovare si Besa e Pejës, Prishtina, Trepça ’89, Hysi dhe KEK-u.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.