(2LONLINE) – Liberalizimi I vizave gjithmonë e më shumë po bëhet trend, por edhe rast për përfitime të grupeve të ndryshme politike por edhe të atyre apolitike, gjë që me iniciativat e fundit, kjo temë po fillon të bastardizohet tejmase.
Shkruan: Arianit SLLAMNIKU
(2LONLINE) – Këtë shkrim apo më mirë të themi reagim, më shtyu ta bëjë duke e pasur parasysh “agjendën” për liberalizim të disa individëve të cilët “do të ecin në këmbë deri në Bruksel” e që u pritën edhe nga krerët më të lartë të shtetit tonë.
Iniciativat e mekanizmave institucional dhe legjitim, ju takon që të paktën të mundohen në atë kaçikun e tyre të dijes dhe të mundësisë t’i shtyjnë këto agjenda përpara aq sa kanë mundësi dhe hapësirë. Të njëjtën gjë duhet që ta lëvizë edhe shoqëria civile, e cila në këto korniza nuk është aspak atraktive dhe favorizuese për sa I përket kësaj agjende.
BE-ja e pjesës institucionale krijon politika të ndryshme programore përmes iniciativave të grupeve të interesit të cilat drejt për së drejti por edhe me lobime indirekte favorizojnë “interesat” e tyre brenda institucioneve të BE-së por edhe vet BE-ja si institucion, projektet dhe iniciativat në fjalë i jep hapësirë shoqërisë civile që t’i implementojnë në terren.
Shoqëria civile atje pothuajse është e kulluar mirë para se të afrohej, besa edhe tek dyert e institucioneve të BE-së, përkundër vendit tonë ku kemi një alamet grumbulli të OJQ-ve të regjistruara, e shumica prej të cilave as që e kanë haberin e funksionimit të një sistemi të tillë shumënivelësh gjegjësisht mulifunksional.
Rastet kur institucionet tona vendore sharrojnë me premtime të cilat as për së afërmi nuk janë të realizueshme në terren, nuk I han pazari por kur vet këto institucione duke dashur të tregohen fleksibile dhe të afërta me shoqërinë civile në vendin tonë, bëjnë gafe edhe më të rënda se sa vet premtimet e tyre.
Jo në emrin tim,
sepse ndjej se përfaqësimi qytetar nga Kosova jashtë vendit do të duhej të ketë një “pedigree” më të pasur dhe më të ngritur të personaliteteve përfaqësuese, se sa iniciuesit në fjalë.
Nëse do të duhej të inicohej një “veprim” I tillë, mendoj dhe vlerësoj se do të duhej të ishin edhe inicuesit kredibil të idesë në fjalë, e që në rastin konkret del se “Përfaqësimi qytetar bëhet nga personat të cilët nuk kanë biografi të shquar intelektuale, sportive, artistike, etj” por “aktivistë” që shfrytëzojnë momentin e përfitimit material pasi që dyert tjera janë mbyllur duke e pasur parasysh pasurinë familjare të humbur nëpër baste.
Nuk më habiti fakti I iniciativës grupore, por më habiti fakti i pritjes dhe përcjelljes institucionale të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Nëse themi se kemi institucione, e që është e vërtetë se kemi, atëherë para se iniciativat e ndryshme ta marrin dhenë, do të duhej që të paktën të filtrohen veprimet dhe personat të cilët kanë marr iniciativën në fjalë dhe këtu pikërisht Inteligjenca e shtetit duhet ta ketë fjalën kryesore, e jo të arrijë agjenda deri tek nivelet më të larta vendore të shtetit nga “nismëtarët” të cilët jo që do të mund të sjellin ndonjë far hajri, por vetëm sherr do të ju shohim sepse në qoftë se institucionet tona nuk I filtrojnë gjërat që në fillim, këtë do ta bëjnë ata të cilët ndoshta do t’i presin “te vendi “në Bruksel.
Dhe çfarë nëse lajmi kryesorë në shtetet e BE-së del se “Disa persona arritën para dyerve të Parlamentit ose Komisionit Evropian në emër të qytetarëve të Kosovës, por që shumica prej tyre kishin një të kaluar të dyshimtë e që thirren në emër të qytetarëve të Kosovës si dhe të njëjtit persona marshuan nën moton -Të ju liberalizohen vizat Kosovës dhe kosovarëve. A I duhen BE-së qytetarë të tillë brenda saj më të njëjtën të kaluar si përfaqësuesit të cilët marshuan në emër të tyre?”.
Cili do të jetë imazhi, pasqyra apo edhe porosia që do ta japin personat me iniciativa të tilla? E aq më pak kur Kryeparlamentari, Ministri I Punëve të Jashtme apo Ministrja e Integrimeve evropiane del dhe I pranon në takim si dhe ju ofron mbështetje institucionale “personaliteteve” të tilla!
Mos harroni, jo në emër të gjilanasve e aq më pak në emrin tim. /2lonline/