DYLON

Jo në emrin tim, Jo në emrin e popullit të Kosovës!

Jo në emrin tim, Jo në emrin e popullit të Kosovës!
Avatar photo Redaksia

Nga: Malikie Hoxha (PDK) – /fjala e paraqitur para kuvendarëve në Mbledhjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, që miratoi unanimisht një deklaratë mbështetëse për krerët e UÇK-së që u dënuan padrejtësisht në Hagë/

Para disa ditësh, Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën aktgjykim dënues ndaj krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Ne jemi thellësisht të indinjuar dhe të zhgënjyer nga ky vendim, të cilin e konsiderojmë të padrejtë ndaj krerëve të UÇK-së. Për ne, ky nuk është fundi i kërkimit të drejtësisë dhe as fundi i përpjekjes për ta shpalosur të vërtetën.

Ne besojmë se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe çlirim të Kosovës. Prandaj, çdo përpjekje për ta njollosur atë luftë dhe sakrificën e mijëra luftëtarëve e qytetarëve të Kosovës duhet të kundërshtohet me argumente, me fakte dhe përmes të gjitha rrugëve të ligjore.

Prandaj, ne do të bëjmë të gjitha ato që na lejon ligji, në rrugë juridike, institucionale, demokratike dhe paqësore, për ta shpalosur të vërtetën për luftën e UÇK-së dhe për krerët e saj.

Duhet të kërkojmë që në proceset e ankimit të shqyrtohen me kujdes të gjitha pretendimet, provat dhe çështjet që lidhen me përgjegjësinë individuale.

Ne nuk kërkojmë privilegj për askënd. Kërkojmë drejtësi, një proces të drejtë dhe të paanshëm dhe që e vërteta të dëgjohet.

Prandaj ju ftoj, pa dallim partie dhe pa dallim bindjeje politike, që të qëndrojmë të bashkuar rreth së vërtetës së luftës sonë për liri dhe rreth respektit për UÇK-në dhe të gjithë ata që sakrifikuan për Kosovën.

Vendimin që e konsiderojmë të padrejtë duhet ta kundërshtojmë përmes rrugëve juridike, institucionale, diplomatike dhe protestave paqësore.

Të bashkuar duhet të themi:

JO NË EMRIN TIM!
JO NË EMRIN E POPULLIT TË KOSOVËS!

Prandaj ju ftoj që sot ta miratojmë këtë tekst propozim, ndërsa nesër, e premte, të jemi së bashku në protestë në sheshin “Agim Ramadani”, për të shprehur në mënyrë paqësore qëndrimin tonë dhe për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët.

Liria ka emër!
UÇK-ja ka emër!
E vërteta duhet të dëgjohet!


EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.