DYLON

Jo akuza por kompromis për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme

Jo akuza por kompromis për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit/presidentes, me 5 mars, filluan shfajësimet dhe akuzat reciproke të palëve.

EkoHigjiena

Kur i lexojmë shfajësimet e palëve del se të gjitha partitë politike, gjegjësisht liderët e tyre kanë bërë maksimumin për arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e presidentit, por ja që përkundër përpjekjeve presidenti nuk u zgjodh në afatin e rregullt.

Pastaj kur i lexojmë ose i dëgjojmë akuzat reciproke të partive politike apo analizat kryesisht të porositura të analistëve politik, del se të gjitha palët janë fajtor.

Pavarësisht se cili variant  është i vërtetë, ai ku thuhet se të gjithë kanë faj, ose varianti ku thuhet se askush nuk ka faj por ja që na iku afati, apo edhe kur thuhet se disa kanë faj e të tjerët janë të pafajshëm, një gjë është e sigurt, se dështimi për arritjen e marrëveshjes ka ndodh dhe se këto palë që herë e akuzojnë njëra tjetrën, herë e arsyetojnë vetveten, pas 31 marsit ose pas zgjedhjeve të reja, varësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duhet të ulen dhe të merren vesh për presidentin ose presidenten e ardhshme të Republikës së Kosovës.

Pasi që marrëveshja është e domosdoshme, ajo duhet të ndodhë sa më parë që është e mundur, por se kur do të arrihet  marrëveshja, varet ekskluzivisht nga udhëheqjet e partive parlamentare. Prandaj të mos humbet kohë as me arsyetime e as me akuza të ndërsjella, sepse akuzat vetëm sa e prolongojnë dhe e bëjnë më të vështir arritjen e marrëveshjes. Në këtë situatë fokusimi te arritja e marrëveshjes për zgjedhjen e presidentit ose presidentes, është veprimi i vetëm racionale dhe i domosdoshëm, që është në të mirën e të gjithëve, e që duhet të ndodh sa më parë që është e mundur.

Gjykata Kushtetuese ka vendos masë të përkohshme mbi vendimin e Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit dhe mbi punën e Kuvendit deri me 31 mars, por jo edhe mbi përpjekjet e partive që të merren vesh mes veti, prandaj punoni që 31 marsi t’ju gjej me marrëveshje. Përmbahemi thënies së popullit:” Punën e sotit  mos e lë për nesër”.

Kosovën e presin shumë punë të rëndësishme që duhet t’i kryejnë institucionet e Kosovës, e disa prej tyre duhet t’i kryejnë bashkë pozita dhe opozita, pra të gjithë ata që e kanë marr mandatin nga qytetarët me i mbrojt interesat e tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.